Celine Dion mund të ketë një rikthim në skenën e Eurovisionit këtë vit

Celine Dion mund të ketë një rikthim në skenën e Eurovisionit këtë vit

Showbiz March 06, 2025 - 22:52

Një një komunikim me mediat, ekipi i Eurovision 2025 zbuloi se producentët ekzekutivë Reto Peritz dhe Moritz Stadler janë në bisedime me ekipin e Celine Dion, me shpresën që këngëtarja të performojë në Eurovision në Basel këtë maj.

Herën e fundit që Zvicra ka organizuar Eurovision ishte në vitin 1989, pas fitores së Celine Dion me këngën e saj "Ne partez pas sans moi", shkruan Zeri.info.

Image
Celine Dion, Eurovision 1988

Për këtë arsye, ekipi organizativ ka shpallur misionin e tij për të sjellë këngëtaren kanadeze në skenën e Eurovision 2025.

Producentët ekzekutivë Peritz dhe Stadler janë në bisedime me ekipin e Céline Dion, por nuk është marrë ende një vendim.

Pas diagnostikimit me sindromën e njeriut të ngurtë, është e vështirë të planifikohen performancat shumë përpara. Performanca e saj e parë publike pas diagnozës në vitin 2022 ishte gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris, verën e vitit 2024.

Performanca e saj më e fundit publike ishte në nëntor të vitit të kaluar. Organizatorët e Eurovisionit thonë se "nuk do ta dimë deri disa javë para Eurovisionit nëse ajo do të ndihet mjaft e aftë për të përformuar në skenë"./Zëri