
G Bani befason me fjalët ndaj Gjestit
Showbiz
March 06, 2025 - 13:54
Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, G Bani, ka shprehur mirënjohjen e tij për Gjestin pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Në një postim të bërë në Instagram, G Bani ka falënderuar publikisht Gjestin, si dhe ka treguar edhe për gjendjen shëndetësore të babait të tij, duke thëne se i ati ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Gjest, faleminderit vëlla! Baba është jashtë rrezikut. I vetmi që më ke uruar prej të gjithëve aty, njeriu i vetëm që më shikoi në shpirt, në gjeste”, shprehet ai në deklaratën e tij.
