
Java e Modës në Paris: Yjet që morrën vëmendjen në spektaklin e mbajtur në Muzeun e Luvrit
Nis në Paris Java e Modës. Galaja e saj vjetore, bashkoi disa nga emrat më të mëdhenj të modës dhe argëtimit. “Le Grand Diner du Louvre” nuk ishte vetëm një mbrëmje mode, por edhe një ngjarje e madhe bamirësie, me të ardhurat e saj për restaurimin e muzeut dhe forcimin e programeve të tij edukative.
Ndër çiftet më të veshura të mbrëmjes, David dhe Victoria Beckham lanë përshtypje me stilin e tyre. Victoria Beckham zgjodhi një fustan të zi, ndërsa David Beckham zgjodhi një kostum të zi dhe një shall të bardhë me thekë. Dizajnerja ndodhet tashmë në Paris përpara prezantimit të koleksionit të saj të ri, ku bashkëshorti i saj pritet ta mbështesë atë në rreshtin e parë të spektaklit.
Gigi Hadid u shfaq me një fustan pa rripa të dekoruar me detaje në formë luspe ari dhe argjendi, që i nxirrte në pah format e saj. Ajo ka pozuar jashtë piramidës ikonike të Luvrit.
Po aq mbresëlënëse ishte edhe Keira Knightley, e cila zgjodhi një fustan të zi me bust prej kadifeje, qepje të përpunuara dhe një fund të fryrë, teksa mbërrinte në event e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, James Righton.
Rosie Huntington-Whiteley ndoqi të njëjtën skemë ngjyrash, e veshur me një fustan me temina, një dekolte të lezetshme dhe një të çarë të lartë.
Eventi mblodhi gjithashtu emra kryesorë të modës, si Naomi Campbell, Tyra Banks, Ashley Graham, Michelle Yeoh, Barbara Palvin. Java e Modës në Paris është e fundit nga “katër eventet e mëdha” të javët së modës dhe pason ato të Nju Jorkut, Londrës dhe Milanos.