
Gjesti humb toruan pas spektaklit, eskalon në debat ndaj Eglit
Showbiz
March 05, 2025 - 08:51
Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër pas spektaklit të së martës në Big Brother VIP Albania.
Ka qenë banori nga Kosova që u mërzit për shkak të asaj që doli në Prime, ku u diskutua ngjarja me nishanin e Eglit.
Këngëtarit nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe u shpreh se është keqkuptuar, sepse nuk i pengon një gjë e tillë.
E pas mbarimit, debati i tyre ka eskaluar, ku kanë folur me tone të larta ndaj njëri-tjetrit.
Gjestit i ngeli hatri duke thënë se u viktimizua duke i treguar Danjës për atë që ndodhi.
E më pas, Egli i tha se të gjitha këto dolën nga dhoma e rrëfimit, ku kishin folur rreth këtij rasti.
Të njëjtit eskaluan edhe në ofendime ndaj njëri-tjetrit, ku Egli filloi edhe të qante.