Marc Anthony acarohet në mes të koncertit, dikush i hodhi shishe në skenë

Marc Anthony acarohet në mes të koncertit, dikush i hodhi shishe në skenë

Showbiz March 04, 2025 - 16:36

Artistët, kur bëjnë një koncert live, kënaqen si asnjëherë më parë. Shumë e kanë pranuar se kjo është pjesa më shpërblyese e punës së tyre. Mirëpo, nuk mungojnë as momentet e pakëndshme, siç është ajo që ka përjetuar Marc Anthony në një nga koncertet e tij.

Marc kaloi nga një ton i qetë në atë që tregon vërtet zemërimin e tij dhe nuk nguroi të shprehte: “Do të të them diçka, ai që më hodhi shishen, ki **** të më tregoni kush ishe”.

Anthony nuk u ndal me kaq dhe shtoi: “Dëgjo, jo, jo, jo, jo këtu. Ata më kanë respektuar gjithmonë, unë e dua Kolumbinë sepse… Nëse më hedhin diçka, dreqin, kini guxim të tregoni”. 

Më vonë, artisti vendosi ta lërë çështjen mënjanë dhe vazhdoi koncertin në Barranquilla nën ritmin e hiteve të tij.