
Vdekja e Mentor Palokajt, në vendngjarje u gjetën arma e zjarrit dhe substanca narkotike
Pasditen e së dielës Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur kosovar Unikkatilit, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij.
Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se vdekjen e Palokajt e ka konstatuar mjeku kujdestar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe substanca narkotike, shkruan Zeri.info.
Po ashtu Policia ka njoftuar se këtë rast janë duke e hetuar.
Njoftimi i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Hetim mbi vdekjen & Armëmbajtje pa leje & Posedim i narkotikëve
Prishtinë 02.03.2025, 17:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, si dhe substancë e dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Zëri