
“Jam i tronditur”, anëtari i TBA-së e konfirmon vdekjen e vëllait të Unikkatilit
Showbiz
March 02, 2025 - 20:34
Një person u gjet sonte pa shenja jete në Dragodan të Prishtinës.
Dhe u raportua se viktima është vëllai i reperit Unikkatil, Mentor Palokaj.
Kjo u konfirmua tani edhe nga reperi i TBA-së, Sadik Gjokaj- Kobra.
Ai u shpreh i tronditur nga ikja e hershme e Palojakt.
“I tronditur nga vdekja e parakohshme të shokut tim Mentor Palokaj, pusho në paqe”, ka shkruar ai. /Zëri