
Justin Bieber shqetëson fansat me një video të re në Instagram
Justin Bieber ka ngjallur shqetësim mes fansave pasi publikoi një video në Instagram ku shihet duke pirë duhan dhe me sy të lodhur.
Krijuesi i hitit “Baby”, 30 vjeç, u shfaq me një buzëqeshje të zbehtë ndërsa thithte nga një cigare në një video të gjatë një minutë.
Ky postim vjen pas kritikave që ai u përball për sjelljen e tij në një event të gruas së tij, Hailey Bieber, si dhe pas një videoje tjetër ku performonte një rep për të qenit “high”, shkruan DailyMail.
Pamja e tij e dobësuar dhe shpërndarjet e çuditshme në rrjetet sociale kanë shtuar shqetësimin për shëndetin e tij.
Fansat i bënë thirrje të marrë ndihmë, veçanërisht për hir të djalit të tij gjashtëmuajsh, Jack.
Përfaqësuesi i Bieber mohoi se ai po përdor substanca të forta, duke thënë se këngëtari është fokusuar në prindërimin dhe muzikën e re.
Ndërkohë, burime të afërta me çiftin pretendojnë se Hailey është e shqetësuar për Justin dhe nuk di si ta ndihmojë.
Bieber ka folur më parë për luftën e tij me shëndetin mendor dhe varësinë nga droga, duke pranuar se ka pasur momente shumë të vështira në të kaluarën.
Fansat vazhdojnë të shprehin shqetësimin për mirëqenien e tij, ndërsa ai mbetet në qendër të vëmendjes. /telegrafi