
Fillon sfida e Vëllait të Madh, Vserlo dhe Gjesti kërcejnë balet me njëri-tjetrin
Një moment argëtues dhe surprizues ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Gjesti dhe Vserlo u përballën me një sfidë të pazakontë.
Dyshja ishin të sfiduar të kërcenin balet së bashku.
Banorët u mblodhën në dhomën e ndenjës, duke pritur me kuriozitet sfidën e radhës.
Në ekran u shfaqën emrat e dy banorëve që duhej ta përmbushnin atë: Gjesti dhe Vserlo.
Disa prej tyre i inkurajuan, ndërsa të tjerë qeshnin, pasi dyshja ka qenë shpesh në qendër të debateve që nga hyrja e Vserlos në shtëpi.
Megjithëse u munduan të ndjekin lëvizjet, të dy pranuan se nuk dinë të kërcejnë balet, duke e kthyer sfidën në një skenë komike.
Pamjet e tyre duke u përpjekur të ekzekutojnë lëvizjet e baletit krijuan një atmosferë gazmore mes banorëve, duke sjellë pak momente argëtimi në mes të tensioneve të lojës.