Bonarti me dedikim të veçantë për Festën në ditëlindjen e saj

Bonarti me dedikim të veçantë për Festën në ditëlindjen e saj

Showbiz February 27, 2025 - 16:46

Blogerja Festa Qoqaj feston sot ditëlindjen e saj.

E me këtë rast s’kishte sesi të mungonte edhe një urim nga partneri i saj prej kohësh, Bonart Ajvazi.

Bonarti uroi dashurinë e tij të jetës duke ndarë një video teksa Festa fryente qirinjtë e ditëlindjes.

“Urime ditëlindjen për njeriun tim të preferuar, bekimin më të madh dhe shoqen më të ngushtë. Të dua përgjithmonë”, shkroi ai.

Bonarti njihet edhe si menaxheri i Ylli Limanit.

Më poshtë gjeni edhe urimin e artistit për Festën.

Image