
Anisa Veseli nis procedurat për trajtimin e sëmundjes së saj në Turqi
Showbiz
February 23, 2025 - 17:35
Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother Kosova, Anisa Veseli është nisur për trajtim në Turqi.
Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes disa fotografive të postuara në Instagram, shkruan Zeri.info.
Ajo përgjatë kohës sa ishte në reality shoë ndau historinë e sëmundjes së saj dhe përballjes me të.
Por, ajo tregoi se nuk mund ta kryente trajtimin për mungesë fondesh dhe se i duheshin 200 mijë euro.
Pas këtij rrëfimi, BBVK ia bëri surpizë marrëveshjen me një spital që do t’i kryente procedurat e nevojshme. /Zëri