Egli surprizohet nga motra, pas një nate mes emocionesh dhe lotësh

Egli surprizohet nga motra, pas një nate mes emocionesh dhe lotësh

Showbiz February 23, 2025 - 00:58

Pas një nate të mbushur me emocione dhe lot, Egli përjetoi një moment prekës në Big Brother VIP Albania, kur produksioni i dhuroi një surprizë të veçantë – një vizitë nga motra e saj.

E prekur nga gjendja e Eglit gjatë ditëve të fundit, motra e saj shprehu shqetësimin për faktin se e kishte parë vazhdimisht të trishtuar për shkak të situatës me Gjestin.

Ajo e këshilloi që të jetë e fortë, ashtu siç e njeh në të vërtetë, dhe i kujtoi se duhet ta shijojë këtë eksperiencë, pa lejuar që emocionet ta pushtojnë.

“Unë nuk dua të të shoh më me lot”, i tha ajo, duke e inkurajuar të rikthehet te vetja dhe të mos lejojë që ndjenjat ta mposhtin.

Nga ana e saj, Egli u përpoq t’i shpjegonte se Gjesti nuk është një djalë i keq, duke mbrojtur raportin e saj me të.

Megjithatë, motra e saj mbeti e vendosur në këshillat e saj, duke i kërkuar të qëndrojë e fortë dhe të mos harrojë veten në këtë rrugëtim.

Ky moment solli emocione të forta jo vetëm për Eglin, por edhe për gjithë banorët e shtëpisë, të cilët ndoqën nga afër këtë përballje të sinqertë mes dy motrave. /telegrafi