
Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Showbiz
February 23, 2025 - 00:53
Spektakli i sotëm solli një tjetër eliminim surprizë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku publiku vendosi që Livia të lërë garën.
Ajo ishte në nominim përballë Loredanës, e cila arriti të sigurojë mbështetjen e publikut dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në lojë.
Me emocionet e eliminimit të saj, Livia falënderoi banorët për eksperiencën dhe ndau fjalët e fundit para se të largohej nga shtëpia.
Ajo po ashtu tha se nuk donte të kthehej në shtëpi edhe nëse kishte biletën e fatit.
Nga ana tjetër, Loredana, e cila shpëtoi këtë javë, duket e motivuar për të vijuar strategjinë e saj në lojë.
Me këtë eliminim, loja bëhet edhe më e fortë, ndërsa banorët po përballen me sfida të reja dhe strategji të reja për të qëndruar deri në finale. /telegrafi