
Blero komenton aludimet: Për Santianën kam shumë respekt, nuk ka asgjë mes nesh
Showbiz
February 20, 2025 - 12:01
Këngëtari Blero Muharremi komentohet shpesh në rrjete sociale e më së shumti për jetën private.
E së fundmi ka qenë i ftuar në “Krejt n’debat”, ku është pyetur edhe për një fotografi që ka postuar me Santiana Malokun.
Ky imazh i tyre u përfol gjithandej dhe u tha se mund të ketë diçka më shumë mes tyre.
Ai iu përgjigj këtyre aludimeve duke thënë se ka shumë respekt për bukuroshen nga Gjakova dhe asgjë më shumë.
“Për Santin kam shumë respekt, është një vajzë shumë e mirë edhe nuk ka asgjë. Ka qenë një takim i rastësishëm”, u shpreh ai.
Tutje artisti shqiptar theksoi: “Thjesht takohemi bëjmë fotografi. Kam respekt për të”.
Duket se momentalisht Blero është beqar dhe po vazhdon punën për projekte të reja.