
“Mami yt hynte mes çifteve, prandaj u nda nga babai yt” - bëhet virale një deklaratë e Vserlos drejtuar Livias
Vserlo ka marrë këto ditë vëmendje të mëdha me disa deklarata që ka bërë në Big Brother VIP Albania 4.
Ai ka pasur debate të ashpra me Livia Brungën, ku edhe mes të tjerash u komentua me të madhe me një fjali që i tha.
Kjo u bë virale në rrjete sociale duke dënuar këtë shprehje të Vserlos, si një gjë që nuk duhet thënë.
I njëjti ia përmend familjen, gjersa i tha nëse nëna e saj u nda nga babai i saj pasi ka hy në mes të çifteve.
“O Livia ti që përmend mamin, po ty si të ka mësuar mami të hysh në mes të çifteve”, i tha ai.
Tutje shtoi: “Mami yt hynte mes çifteve prandaj u nda nga babai yt, prandaj u nda mami yt nga babai yt se hynte mes çifteve”.
Kjo deklaratë e pahijshme u komentua edhe nga Jul Deda, i cili tha: “Ky tipi e ka keqkuptuar komplet Big Brotherin. Skandaloz komplet. Kurrë nuk e kisha dëgjuar më përpara këtë lloj ofendimi ndaj një vajze”.
@juldeda_ Skandal. #juldeda #fyp #bbva4 #bigbrother ë original sound - Jul Deda