Ish-partnerja i dërgon mesazh emocionues Aldos: Më duhen pushime, kur të dalësh

Ish-partnerja i dërgon mesazh emocionues Aldos: Më duhen pushime, kur të dalësh

Showbiz February 18, 2025 - 15:52

Mbrëmjen e djeshme Vëllai i Madh i ka surprizuar banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pasi u ka dhënë mundësinë që të lexojnë mesazhet e “Big Love”.

Një mesazh i ndjerë dhe plot dashuri u shfaq për Aldon gjatë “Big Love”, nga ish-partnerja e tij, Ana dhe vajza e tyre.

Në mesazhin e tyre, ata shprehën mallin e madh për të dhe treguan se Akira ka ndryshuar aq shumë saqë ai mund të mos e njohë kur ta takojë.

“Jemi shumë krenare me ty. Please, keep your standards high and don’t forget your north star! Te duaaammm,” shkruhet në mesazh, duke e inkurajuar Aldon të vazhdojë të jetë i fortë në lojë.

Në fund, ata lanë një mesazh me humor duke i thënë se: “Mami needs vacations, kur të dalësh Kira është e gjitha e jotja”. /oranews