
Rita Ora uron Ditën e Pavarësisë
Showbiz
February 17, 2025 - 09:40
Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes disa postimeve në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, ajo ka uruar adhuruesit e saj kosovarë.

"Urime Ditën e Pavarësisë vendit tim", ka shkruar Ora në njërin nga pastimet.

Ylli ka ndarë edhe një video të shkurtër, ku shihet duke kërcyer kur ishte fëmijë.
