
Nis ndryshe spektakli i Big Brother Vip Albania, në vigjilje të 17 Shkurtit Leonora Jakupi sjell “A Vritet Pafajësia”
Mbrëmja e së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 ka nisur ndryshe nga herët e tjera, duke sjellë një moment të veçantë dhe emocional për publikun.
Duke qenë se jemi në vigjilje të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, produksioni ka vendosur ta hapë spektaklin me një performancë të fuqishme dhe simbolike.
Leonora Jakupi, një nga këngëtaret më të dashura nga Drenica, ka interpretuar live njërin nga hitet më të njohura të luftës, “A vritet pafajësia”, këngë e cila lidhet ngushtë me sakrificën dhe vuajtjet e popullit shqiptar gjatë luftës në Kosovë.
Performanca e Leonorës është shoqëruar nga një koreografi me motive kombëtare, e realizuar nga balerinët e Top Channel, të cilët me lëvizjet e tyre artistike e bënë edhe më të fuqishëm këtë moment emocional.
Ky fillim ndryshe i spektaklit është pritur me emocione nga publiku, duke e kthyer këtë natë në një homazh artistik për të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /telegrafi