Hajnat hyjnë në lokalin e disenjatores Blerina Kllokoqi-Rugova, publikohen pamjet [video]

Hajnat hyjnë në lokalin e disenjatores Blerina Kllokoqi-Rugova, publikohen pamjet [video]

Showbiz February 11, 2025 - 15:26

Kreatorja e njohur, Blerina Kllokoqi-Rugova, tregon se së fundmi ka rënë pre e hajnave.

Ajo ka postuar një video në rrjete sociale, gjegjësisht në Instagram, ku shihet një hajdut në lokal të saj.

Disenjatorja shqiptare nuk zbulon më shumë detaje nëse i kanë marrë gjësende me vlerë.

Veç kësaj, ajo ka bërë shaka duke shtuar se “mirë që nuk i kanë marrë rrobat e Prime-t”, referuar ato që ia dërgon Gjestit në Big Brother të Shqipërisë.

“Loçka. Shyqyr që nuk mi ka marrë rrobat e Prime-t”, ka shkruar Kllokoqi-Rugova.

Detajet pritet të dalin në vazhdim për atë se si ndodhi e gjithë ngjarja dhe në çfarë ore u bë kjo vjedhje.

Blerina po vazhdon të jetë një nga kreatoret më të kërkuara në vend e një personazh shumë i komentuar. /Telegrafi