![Përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo: Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_xheneta-780x439_11739117626.png)
Përplasen ashpër në studio ish-banorja dhe Ronaldo: Unë jam Xheneta, shko fol te Gjesti
Xheneta ishte e ftuar në Fan Club, por atmosfera u tensionua që në fillim kur ajo pati një përplasje me Ronaldo Sharkën, ende pa nisur mirë intervista.
Ronaldo e provokoi direkt për marrëdhënien e saj me Gjestin, duke e lidhur atë me eksperiencën e saj në Big Brother VIP Kosova.
Biseda u ndez kur Heidi i drejtoi pyetjen e parë Xhenetës.
Heidi: Ti ke filluar eksperiencën tënde në She’s on Top, ku ke pasur komente edhe jo aq të këndshme. Cili është çelësi për të rifituar përkrahjen e publikut dhe ngrohtësinë e tij në kohë?
Pa pritur përgjigjen e Xhenetës, Ronaldo ndërhyri: “Gjesti.”
Xheneta: M’fal?
Ronaldo: Gjesti thashë! Tha kush është çelësi, thashë ndoshta është Gjesti.
Heidi: Ta dëgjojmë të lutem, Ronaldo.
Xheneta: Pse në She’s on Top ka qenë Gjesti?
Ronaldo: Më fal, zemër?
Xheneta: Ka qenë në She’s on Top Gjesti?
Ronaldo: Atëherë, zemër, pyetja ishte cili ishte çelësi për të rifituar dashurinë e publikut pas komenteve në She’s on Top, ndoshta është Gjesti.
Duke e ndjerë situatën të tensionuar, Xheneta reagoi: “Në qoftë se kam nevojë për avokat, të marr, zemër. Vetëm më lejo të flas, nuk jam këtu të flas për ty.
Ronaldo nuk u ndal me provokimet dhe e pyeti me ironi: Sa është rroga?
Xheneta: S’e di sa ia vlen të të paguaj ty.
Ronaldo: Me sigurime? Relaksohu zemër, Gjesti është pak metra andej.
Xheneta: Unë jam Xheneta, te Gjesti shko fol te Gjesti.
Ronaldo: Patjetër, unë jam Ronaldo Sharka.
Përplasja mes tyre ka ngjallur reagime të shumta, duke lënë të hapur diskutimin për marrëdhënien mes Xhenetës dhe Gjestit. /telegrafi