Xuxi voton me kusht në Pejë: Të fitojë më i miri

Xuxi voton me kusht në Pejë: Të fitojë më i miri

Showbiz February 09, 2025 - 16:25

Ish-finalisti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Naim Bunjaku – Xuxi, ka shfrytëzuar të drejtën e votës me kusht në Pejë.

Ai thotë se vota ka shumë rëndësi, andaj edhe votoi me kusht, pasi nuk kishte mundësi të ishte prezent në Prishtinë.

“Uroj që këto zgjedhje të shkojnë më së miri, e të fitojë më i miri”, u shpreh ndër të tjera ish-banori.

Xuxi ka rikthyer vëmendje të madhe me paraqitjen në Big Brother VIP Kosova.

Kjo pasi kishte kohë që bëri tërheqje nga muzika e jeta publike, duke qenë më i fokusuar në punën si prezantues.

Në këtë BBVK i njëjti ka shpalosur shumë gjëra duke treguar veten në të gjitha dimensionet.

Si finalist i këtij reality shou, Xuxi ka fituar plot dhjetë mijë euro. /telegrafi