![Publikohet videoja e plotë se si G Bani e qëlloi me shuplakë në fytyrë Gjestin](/uploads/zeri.info/images/2025/February/09/auto_collage-8-780x4391739107242.jpg)
Publikohet videoja e plotë se si G Bani e qëlloi me shuplakë në fytyrë Gjestin
Showbiz
February 09, 2025 - 14:20
Derisa po realizonte sfidën e rezistencës bashkë me Egli Takon, Gjesti u godit nga G Bani.
Si fillim ai u provokua nga këngëtari pejan duke e prekur dy herë në hundë, e më pas nuk u përmbajt dhe e qëlloi me shuplakë në fytyrë.
Në emisionin "Fan Club" u publikua klipi i plotë se si erdhi deri te përleshja mes tyre dhe çfarë e acaroi reperin.
Në klip shihet qartë që G Bani e qëlloi fort Gjestin, duke sjellë pamje nga një këndvështrim tjetër.
Gjesti nga ana tjetër nuk reagoi, e ruajti qetësinë dhe e la situatën në atë gjendje.
Vëllai i Madh ndërkaq sot (e diel) mori vendim që G Bani të largohej menjëherë nga gara.
Ai ka folur pas incidentit, duke thënë se i është prekur imazhi dhe për këtë reagoi.