G Bani u largua nga shtëpia e Big Brother pa u përshëndetur me banorët

G Bani u largua nga shtëpia e Big Brother pa u përshëndetur me banorët

Showbiz February 09, 2025 - 11:06

G Bani u përjashtua ditën e sotme (e diel) nga Big Brother VIP Albania 4.

Kjo pas sherrit me Gjestin, ku gjatë sfidës së rezistencës e goditi me shuplakë në fytyrë.

Vëllai i Madh ka marrë vendim që menjëherë ta përjashtojë nga gara, pasi dhuna nuk tolerohet në këtë format.

G Bani ndërkohë nuk u përshëndet fare me banorët dhe doli nga shtëpia përmes dhomës së rrëfimit.

Kjo ishte e pritshme meqë produksioni ka reaguar gjithnjë në raste të tilla në këtë format.

Këtë javë përveç G Banit nga Big Brother u përjashtua edhe Joz Marku, i cili e ofendoi rëndë Gjestin duke e quajtur ‘kop** shkine’.

Televotimi për të preferuarin vlen të ceket se u anulua.