![Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi](/uploads/zeri.info/images/2025/February/08/auto_jpg_egli1739045478.jpg)
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
Emri i Olsi Bylykut është përmendur shpesh gjatë këtij edicioni të Big Brother VIP Albania, kjo për shkak të lidhjes së tij të dikurshme me Egli Takon.
Gjatë qëndrimit të saj në shtëpi, Egli ka ndarë disa herë detaje mbi historinë e saj me aktorin dhe këngëtarin e njohur.
Për herë të parë, Olsi ka reaguar lidhur me këtë çështje, duke publikuar një video në Instagram, ku i kërkon ndjekësve të ndalojnë së dërguari materiale për atë që po ndodh në shtëpinë e BBVA.
“Ndjekës, ju lutëm, mos mi dërgoni këto video se çka po ndodh rreth e rrotull, se jam me gruan në shtëpi, do i shikoj një ditë dhe do më hapni sherrin”, shprehet ai në video, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të përfshihet në bisedat që lidhen me Egli Takon.
Menjëherë pas këtij reagimi, ndjekësit nisën të aludonin se kjo ishte një përgjigje indirekte ndaj afërsisë së Eglit me Gjestin, e cila ka qenë shumë e komentuar brenda dhe jashtë shtëpisë.
Olsi dhe Egli përndryshe gjatë kohës sa ishin bashkë, realizuan këngën “Do ditë”, e cila ishte një hit i kohëve moderne dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot. /telegrafi