Justin dhe Hailey Bieber shihen bashkë në një dalje, mes thashethemeve për martesë të tensionuar

Justin dhe Hailey Bieber shihen bashkë në një dalje, mes thashethemeve për martesë të tensionuar

Showbiz February 08, 2025 - 15:57

Justin dhe Hailey Bieber u panë sërish në një natë takimi në New York, mes spekulimeve se marrëdhënia e tyre është e tensionuar.

Hailey, 27 vjeçe, u pa e distancuar nga Justin, duke ecur disa hapa para tij, ndërsa këngëtari 30-vjeçar kishte veshur një xhup të zi dhe pantallona të gjera.

Thashethemet për problemet martesore janë intensifikuar, me burime që pretendojnë se sjellja e Justin po krijon tension mes tyre, shkruan DailyMail.

Ai u pa së fundmi i vetëm në një spa ruse, ndërsa Hailey mori pjesë në Javën e Modës në New York.

Miqtë e Hailey-t thuhet se janë të shqetësuar për të dhe kanë sugjeruar që ajo të largohet nga Justin, pasi ai po bëhet gjithnjë e më i izoluar dhe po lufton me ankthin në hapësira publike.

Ndërkohë, çifti përpiqet të paraqitet i bashkuar në publik, por spekulimet për martesën e tyre vazhdojnë të rriten. /telegrafi