![Leonora Jakupi i reagon ashpër Jozit: O i pa fe, ti nuk i di vuajtjet e Kosovës](/uploads/zeri.info/images/2021/November/29/auto_leonora_jakupi1638191233.jpg)
Leonora Jakupi i reagon ashpër Jozit: O i pa fe, ti nuk i di vuajtjet e Kosovës
Grindja mes banorëve të Big Brother VIP Albania, Jozefin Maku dhe Gjesti ka nxitu reagime të shumta.
Ndër figura të njohura që reaguan për fyerjet që Jozi i bëri Gjestit është edhe këngëtarja Leonora Jakupi.
Ajo ka reaguar ashpër duke e quajtur Jozin edhe si person të pa fe, shkruan Zeri.info.
“Jozef Marku, O pa din e pa iman, o i pa fe! Fëlliqësirë pa gjak shqiptari! A e din çfarë ka hequr shteti i Kosovës mbi lëkurë? Saka vuajtur me vrasje, djegie, përdhunime, therje nga shkjau dhe ti thuash një djali nga Kosova ‘k*pil shkine’ është përtej çdo gjëje! Joz Marku e nderove babën tat që ka qenë pjesë e UÇK! Joz Marku ti nuk vrave Gjestin, por një komb të tërë”, shkroi këngëtarja në një postim në Instagram.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/February/05/auto_lll1738774483.jpg)
Kujtojmë se Jozi është përjashtuar nga loja pas vendimit të produksionit për fyerje dhe ofendim. /Zëri