Jozi e mohon se është homoseksual: Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllanë tim të vogël

Jozi e mohon se është homoseksual: Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllanë tim të vogël

Showbiz February 05, 2025 - 15:33

Joz Marku ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka folur në "Shqipëria Live" për aludimet e bëra jashtë shtëpisë mbi orientimin e tij seksual, duke thënë se është “100 për qind burrë”.

Jozi ka sqaruar fotografitë e publikuara në rrjet me shokun e tij, për të cilin tha “Milin e njoh prej vitesh, e kam si vëllanë tim të vogël”.

I njëjti theksoi se Bernardi ka gabuar me deklaratën e tij për orientimin seksual të Jozit.

“Ky është Mili, Emiljano. Është djalë shumë i mirë. Është shok i joni, ia njoh familjen, vëllezërit dhe atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal”, u shpreh ai.

“Kemi marrëdhënie vëllazërore, familjare. Njihemi prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj, por mbaj mend kur kemi qenë student. Unë isha në lice dhe pinim kafe te lokali i tij. Është djalë i respektueshëm, ndihmon shumë”, tutje shton.

“Mosekzistoftë emri i Jozit… ky është vëllai ynë. Përshëndes vëllezërit e tij. Jozi është e mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra. Nuk jam homoseksual. Bernardi ka gabuar. O Zot! Jozi është burrë 100 për qind. Bernardi është pak i çuditshme me këto deklarata”, tha ndër të tjerash.