Jozi pas përjashtimit: Kosovën e përfaqësoj unë më mirë se Gjesti, ai viktimizohet [video]
Jozefin Marku është përjashtuar sot me zarf të zi nga Big Brother, pas debatit që pati me Gjestin, kur i tha këtij të fundit “kopil shkjau”.
I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, ai tha se kishte zgjedhur krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejt dhe se Gjesti u viktimizua.
Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.
“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon. Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet. Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë”, tha ai.