Patti Smith rrëzohet në skenë në Brazil pas një migrene të rëndë

Patti Smith rrëzohet në skenë në Brazil pas një migrene të rëndë

Showbiz February 01, 2025 - 07:37

Këngëtarja legjendare Patti Smith, 78 vjeçe, u rrëzua në skenë gjatë një prezantimi në Sao Paulo, Brazil, pasi u ndje e trullosur për shkak të një migrene të rëndë.

Ngjarja ndodhi rreth 30 minuta pas fillimit të performancës, ndërsa Smith lexonte një tekst për ndryshimet klimatike.

Ajo u shtri në skenë për disa minuta para se të ndihmohej dhe të largohej me një karrige me rrota, shkruan DailyMail.

Më vonë, artistja u rikthye për t’i kërkuar falje publikut që nuk mundi të përfundonte shfaqjen.

“Më vjen shumë keq, doktori më tha se nuk mund ta vazhdoj”, tha ajo, ndërsa publiku e mbështeti me duartrokitje dhe brohoritje.

Sipas grupit Soundwalk Collective, me të cilin ajo po performonte, Smith kishte vuajtur nga migrena për dy ditë, por ishte e vendosur të ngjitej në skenë.

Nuk është konfirmuar ende nëse performanca e saj e planifikuar për natën tjetër do të zhvillohet. /telegrafi