Viktimë e rrjetit “Albkings”, reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit – çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli
Viktimë e rrjetit ‘Albkings’, reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit – çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka folur për herë të parë pas paraqitjes së saj në gjykatë në lidhje me rastin e njohur si ‘Albkings’, një rrjet i dyshuar për shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqim.
Gjatë intervistës në emisionin “Kosova Today”, Anisa ka ndarë shqetësimet e saj lidhur me ndikimin e këtij fenomeni në shoqëri, duke theksuar se ishte pre e këtij rrjeti, ku sipas saj u publikuan video intime të një vajze që i ngjan shumë.
“Në momentin që s’jam unë, nuk është se ndikohem shumë, por më shumë është puna e opinionit publik. Prapëseprapë, më vjen keq që ka ende njerëz që merren me këso gjëra, sidomos me femrat, sepse femra është e brishtë. Dhe turp i Zotit, sidomos për meshkujt shqiptarë, dua të them që janë meshkujt më të ulët”, tha ajo.
Anisa po ashtu ngriti një çështje të rëndësishme mbi perceptimin e shoqërisë ndaj privatësisë së grave, duke shtuar: “Edhe nëse një femër bën një gabim të tillë, ia dërgon një mashkulli një foto nudo, edhe nëse një femër ka marrëdhënie me një mashkull, ku është e keqja? Dua të di ku është e keqja edhe nëse do të ishte ajo video virale e imja”.
Rasti ‘Albkings’ ka ngjallur reagime të shumta në publik, me shumë persona që kërkojnë masa më të ashpra kundër shkeljeve të privatësisë dhe shpërndarjes së materialeve të tilla në internet. Ndërkohë, Veseli ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe ndryshim të qasjes ndaj grave dhe privatësisë së tyre në shoqërinë shqiptare.