Gjesti flet në Big Brother për familjen e tij: Babai im punon në ndërtimtari

Gjesti flet në Big Brother për familjen e tij: Babai im punon në ndërtimtari

Showbiz January 30, 2025 - 09:56

Gjesti së bashku me Rozana Radin, Klajdi Musabelliun dhe G Banin po vazhdojnë të qëndrojnë në "shpellë".

Kjo si dënim nga Vëllai i Madh për shkak të thyerjes së rregullave në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ata tashmë kanë bërë me njëri-tjetrin biseda për tema të ndryshme, ku edhe e kanë pyetur këngëtarin pejan për familje.

Ai ka treguar më shumë detaje rreth jetës së tyre dhe se pas daljes nga Big Brother Kosova u takua vetëm me prindërit, për shkak të kohës së limituar që kishte.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Klajdi: Sa fëmijë jeni?

Gjesti: Tre.

Klajdi: Si?

Gjesti: Dy djem, një vajzë.

Rozana: Po vëllai me motrën si e kanë emrin?

Gjesti: Endion dhe Blerina.

Rozana: Po babi çfarë pune bën?

Gjesti: Mjeshtër në ndërtimtari.

Klajdi: Ti je më i vogli.

Gjesti: Jo, unë jam i dyti.

Rozana: A e takove vëllanë, motrën kur dole?

Gjesti: Jo, vetëm nënën e babanë. /telegrafi