Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar “T.H.P.” Eglit – fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Reperi Gjesti duket se nuk e ka ndërprerë komunikimin me Eglin, pavarësisht izolimit në “shpellë” së bashku me tre banorët e tjerë të dënuar: Rozanën, G Banin dhe Klajdin.
Së fundmi, ai ka përdorur një copë letër për t’i dërguar një mesazh partneres së tij brenda shtëpisë së BBVA. Në shënimin e tij, Gjesti ka shkruar ndër të tjera: “Zhduku dhe T.H.P.” – një mesazh që ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Fansat kanë filluar të aludojnë për kuptimin e tri inicialeve të fundit, duke spekuluar se ato mund të jenë një shprehje me përmbajtje erotike apo gjuhë vulgare e rrugës.
Ky detaj ka ndezur debat në seksionin e komenteve, me ndjekësit e reality show-t që ndajnë opinione të ndryshme mbi natyrën e mesazhit dhe mënyrën e komunikimit të reperit me Eglin.
Ndërkohë, pjesa tjetër e banorëve, përfshirë edhe Eglin, vijojnë dinamikat e tyre brenda ambienteve të zakonshme të shtëpisë së BBVA, të pashqetësuar nga zhvillimet në zonën e izoluar.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë lidhur me këto metoda alternative komunikimi apo nëse Egli do të reagojë ndaj këtij mesazhi të koduar.
Met thone Zhduku Avullohu me bo muhabete+18 dhe ti me i shkrujt leter plot dashuri dhe aj met thone ne leter (Zhduku dhe THP)pom vjen keq ktu per shume persona qe po e shohin si gje te bukur se aj vetem terheqje fizike ka dhe ka nevoj te shfryhet dhe e degjeneroj vajzen #bbvipal pic.twitter.com/Y5wqNX8kUQ
— daisyë (@tiaadaisy) January 29, 2025