Pasi tregoi që s’ka mundur të ketë fëmijë, Gerti godet Rozanën: Unë shkoj te goca ime, ti ku do të shkosh?
Në një moment tensioni gjatë një debati të nxehtë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Rozana dhe Gerti u përplasën rëndë, duke krijuar një situatë të tensionuar.
Përplasja nisi si një shkëmbim fjalësh, por arriti kulmin kur Gerti preku një nga pikat më delikate të Rozanës, mungesën e fëmijëve – diçka për të cilën ajo ka folur më herët, duke pranuar se është një temë që e lëndon shumë, pasi nuk ka mundur të ketë fëmijë.
Gjatë debatit, Gerti i tha Rozanës: “Unë do të shkoj te goca ime, do ta mbaj në krah. Ti ku do të shkosh?”.
Kjo deklaratë shkaktoi një reagim të fortë nga Rozana, e cila iu përgjigj menjëherë: “Te burri im!”.
Por, Gerti e vazhdoi provokimin, duke shtuar: “Unë do të shkoj në shtëpinë time, te lokali im. Ti ku do të shkosh?”.
E irrituar dhe e lënduar, Rozana iu kundërpërgjigj: “Te im shoq, që kam 13 vite, ke ndonjë problem ti? Ti që je burrë! E ke problemin më të madh me trurin. Ti nuk di të flasësh, ti nuk ke respekt për asnjë njeri këtu”.
Episodi ka ngjallur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit ndanë mendimet e tyre, disa duke kritikuar ashpër Gertin për përdorimin e një teme kaq të ndjeshme.