Tërhiqet shorti për Eurovision, ja kur këndon Shqipëria

Tërhiqet shorti për Eurovision, ja kur këndon Shqipëria

Showbiz January 28, 2025 - 13:24

Sot në Basel të Zvicrës është bërë tërheqja e shortit për 37 shtetet pjesëmarrëse në festivalin evropian të këngës “Eurovision Song Contest”.

Sipas shortit, Shqipëria, e cila përfaqësohet nga “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, do të këndojë në gjysmëfinalen e parë më 13 maj, shkruan Zeri.info.

Shqipëria do të këndojë së bashku me 14 shtetet e tjera, ku 10 prej tyre do të kalojnë në finalen e 17 majit.

Eurovisioni këtë vit mbahet në Basel të Zvicrës, më 13, 15 dhe 17 maj.

Në gjysmëfinalen e parë janë (13 maj 2025)

Estonia

Islanda

Polonia

Portugalia

Sllovenia

Suedia

Ukraina

Shqipëria

Azerbajxhani

Belgjika

Kroacia

Qiproja

Holanda

Norvegjia

San Marino

Në gjysmëfinalen e dytë (15 maj 2025):

Armenia

Australia

Austria

Greqia

Irlanda

Letonia

Lituania

Mali i Zi

Çekia

Danimarka

Finlanda

Gjeorgjia

Izraeli

Luksemburgu

Malta

Serbia.

Direkt në finalen e 17 majit 2025 shkojnë shtetet e njohura si “Big 5” Britania e Madhe, Italia, Spanja, Gjermania, Franca dhe Zvicra si shtet nikoqir.

Shume shtete të Evropës kanë refuzuar të kthehen në Eurovision, si Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Turqia, Sllovakia, Hungaria etj., për shkak të problemeve financiare që kanë transmetuesit publikë, ndërsa Kosova nuk ka arritur të sigurojë debutimin për këtë vit, përkundër tentimeve të shumta. /Zëri