![Transformimi më i madh ndonjëherë që kishte bërë Christian Bale për një rol filmik](/uploads/zeri.info/images/2025/January/28/auto_page-124-780x4391738020054.jpg)
Transformimi më i madh ndonjëherë që kishte bërë Christian Bale për një rol filmik
Shumica e aktorëve bëjnë ndryshim draktik në trupin e tyre për t’iu përshtatur kërkesave të një roli filmik.
Por është e sigurt të thuhet se Christian Bale shpesh kalon limitin dhe nuk rekomandohet.
Ai humbi afro 28 kilogramë për të luajtur Trevor Reznik në 2004 në “The Machinist”, duke shkuar nga 80 kilogramë në vetëm 50 kilogramë/
Dhe dieta e përkushtimi në atë që ishte transformimi i tij më ekstrem është vërtet e vështirë të besohet.
Aktori i “American Hustle” tha gjithashtu se do të pinte shpesh për të frenuar urinë, si dhe do të lexonte për 10 orë rresht për të mbajtur mendjen të mos hante.
“Është një përvojë e mahnitshme ta bësh këtë”, tha ai për The Guardian në vitin 2018.
“Kështu që vendosa të mos ketë më jetë shoqërore, jo më miq, jo më darka, jo më pije”, theksoi tutje.
Megjithatë, Bale pranoi se humbja e peshës në një periudhë të shkurtër kohe nuk ishte e duhur.
Transformimi i tij fizik është edhe më i pabesueshëm duke pasur parasysh faktin se ai grumbulloi deri në 100 kilogramë për “Batman Begins” një vit më vonë. /telegrafi
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/January/28/auto_Screenshot_32-131738020141.png)
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2025/January/28/auto_Screenshot_33-161738020181.png)