Parashqevi Simakut i hapet llogari zyrtare në Instagram
Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku, një nga ikonat e muzikës shqiptare, tashmë ka një llogari zyrtare në Instagram.
Kjo është konfirmuar nga Elton Ilirjani, i cili po kujdeset për imazhin dhe mirëqenien e artistes.
Ilirjani ka bërë të ditur se më parë këngëtarja nuk kishte llogari personale dhe se të gjitha ato që qarkullonin në rrjet ishin false.
Në llogarinë e saj të re janë publikuar disa video dhe fotografi që rikthejnë kujtimet nga rinia e saj dhe koha kur ajo këndonte në Shqipëri, duke emocionuar fansat e saj të shumtë.
Ky hap u konsiderua i rëndësishëm për të sjellë pranë publikut një lidhje më autentike me yllin legjendar.
Ndërkohë, Elton Ilirjani ka bërë të ditur se Parashqevi është aktualisht e shtruar në spital, ku po trajtohet për trauma të përjetuara në të kaluarën.
Ai ka theksuar se po bëhet çdo përpjekje për t’i siguruar këngëtares kujdesin e duhur.
Fansat kanë shprehur mbështetjen e tyre të madhe për të në këtë kohë të vështirë.