Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati

Showbiz January 27, 2025 - 00:03

Drilon Rama u shpall fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Në paraqitjen e parë televizive, ai ka folur për lojën brenda, banorët dhe se me kë ruan raporte të mira.

I njëjti tha se shumë nga konkurrentët nuk e uruan për fitoren dhe çmimin e madh që rrëmbeu.

Boksieri nga Drenica theksoi gjithashtu se e di që ata e kanë inat, por që tani loja ka mbaruar.

“Nuk kam edhe shumë njerëz që kur kam dalë prej Bigut, nuk më kanë uruar as fitoren. Në Big, e di që më kanë inat lojërat që i kemi bërë, po u kry për atë po them”, u shpreh ai.

Mes tjerash tha: “Nuk e kam pritur prej askujt, as nuk jam prekur. E thash për atë që nuk më kanë shkruar, nuk më flasin normal që edhe unë nuk ia kthej atyre”.

Në vend të dytë vlen të ceket se u rendit modelja Xheneta Fetahu. /telegrafi