Hyn si çift në shtëpi, por banorët në Big Brother nuk janë në dijeni
Showbiz
January 26, 2025 - 21:57
Tiri Gjoci dhe Krisa Çaushi janë dy banorët e rinj që u futën mbrëmë në Big Brother VIP Albania 4.
Ata janë çift në realitet, por që në këtë reality shou loja e tyre do të jetë ndaras.
E veç konkurrentit tjetër të ri Indritit, banorët brenda nuk janë në dijeni për marrëdhënien e tyre.
Ata kanë vendosur që të mos e zbulojnë pasi theksuan se shumë pak njerëz mund ta dinë brenda.
Kjo meqë romanca e tyre ka disa muaj dhe që deri më tani nuk kanë ndarë fotografi në rrjete sociale.
Në një video të publikuar së fundmi përpara hyrjes, ata japin disa komente e vlerësime për ata që janë brenda.
Si konkurrentë të fortë e cilësojnë Rozana Radin, Gerta Gixharin e Laert Vasilin. /telegrafi