Driloni thotë se një vajzë e humbi punën për shkak se e ndoqi 24/7 në Big Brother
Drilon Rama pasi u shpall fitues i Big Brother VIP Kosova 3 bëri paraqitjen e parë në “Week end”.
Ai ka treguar për të gjitha emocionet e lojës e po ashtu edhe për kontaktet me njerëzit pas mbarimit të këtij spektakli.
I njëjti tregon një rast, duke thënë se një vajzë e humbi punën, për shkak se e ndoqi 24/7 sa ishte në Big Brother.
“Çfarë kam parë, të gjithë njerëzit duke qarë, duke më përcjell nuk kam besuar kurrë. Çfarë mesazhe. I kam disa shokë, shoqe që i kam takuar këtu dhe janë disa njerëz. Prindërit e një vajzës mbrëmë, më ka thirr babai i saj e kish humb edhe punën duke më përcjell. Filloi edhe me qajt kur më ka parë”, u shpreh ai.
Tutje theksoi: “Nuk po kuptoj si njerëzit pa më njohur kanë mundur të krijojnë një lidhje kaq të fortë”.
Driloni për aq kohë sa ka qëndruar në Big Brother arriti të rrëmbejë zemrat e gjithë popullit shqiptare.
Ai ishte në finale me Xheneta Fetahun, Vullnet Krasniqin, Xuxin dhe Sara Kolamin. /telegrafi