Festoi me flamurin e UÇK-së, Driloni: E dua shumë, jam i gatshëm për të luftuar për Kosovën

Festoi me flamurin e UÇK-së, Driloni: E dua shumë, jam i gatshëm për të luftuar për Kosovën

Showbiz January 26, 2025 - 16:43

Drilon Rama u shpall fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Ai ishte në finalen e madhe bashkë me Xuxin, Xhenetën, Vullnetin dhe Sara Kolamin.

I njëjti ka bërë paraqitjen e parë në “Weekend” duke folur për të gjitha, që nga hyrja në këtë spektakël e deri më tani.

Boksieri tregon edhe pse u shfaq me flamurin UÇK në fund dhe lidhjen e veçantë që ka me të.

Driloni tha se është i gatshëm të kthehet për të luftuar nëse do të ndodhte një luftë në Kosovë.

“Kam në familje shumë njerëz që kanë qenë në UÇK dhe që kanë luftuar për Kosovën, nesër me ndodh diçka në Kosovë do isha i pari që do kthehesha dhe të luftoja, këtë e them me zemër, jo për t’u fryer, me marrë shikues jo”, u shpreh ai.

Tutje theksoi: “Jemi me familje shumë të lidhur, në luftë çfarë ka ndodhur e të gjithë, me UÇK, gjithë i kam afër meje. E dua Kosovën shumë, veç këtu ndihem rehat. Edhe kur se shoh mërzitem më shumë për Kosovën. Unë në Gjermani që jam nuk harroj kurrë”. /telegrafi