Samanta Karavella zbulon partnerin dhe se po bëhet nënë për herë të parë

Samanta Karavella zbulon partnerin dhe se po bëhet nënë për herë të parë

Showbiz January 26, 2025 - 16:19

Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, ka njoftuar se po bëhet nënë për herë të parë.

Ajo konfirmoi shtatzëninë me një postim të ndarë në Instagram, e po ashtu ka zbuluar edhe partnerin.

Ndonëse nuk ka dhënë më shumë informacione, është thënë se ka origjinë shqiptare por që jeton në Amerikë.

“Ne të tre. Ka filluar një kapitull i ri. Mezi po pres të të shoh”, kanë qenë fjalët e artistes.

Veç kësaj, Samanta po vazhdon të jetë e angazhuar në muzikë e me projekte të ndryshme.

Ndonëse përtej Oqeanit, Karavella po mban kontakte me artistë shqiptare e po sjellë bashkëpunime.

“Ike” mban titullin projekti i fundit i saj që ka grumbulluar afro dy milionë klikime në YouTube. /telegrafi

Image