Xuxi, finalisti i radhës që eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
Pas një televotimi të tensionuar dhe plot emocione, Xuxi ishte i radhës që u eliminua nga finalja e Big Brother VIP Kosova, duke u renditur në vendin e katërt.
Largimi i tij shënoi fundin e udhëtimit të tij në këtë edicion të spektaklit, një rrugëtim që ka qenë i mbushur me momente të forta, përballje dhe çaste të paharrueshme.
Gjatë daljes së tij, Xuxi falënderoi publikun dhe produksionin për mundësinë që i dhanë dhe për mbështetjen që mori gjatë kohës që ishte në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Ai u shpreh krenar për arritjen e tij deri në finale dhe theksoi se përvoja në këtë spektakël ishte unike dhe e paharrueshme.
Pas eliminimit të Xuxit, në shtëpi kanë mbetur tre finalistë: Xheneta, Vullneti dhe Driloni.
Gara mes tyre tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare, me publikun që do të zgjedhë fituesin e madh të këtij edicioni. /telegrafi