Xheneta surprizohet nga një sfidë unike në rolin e moderatores, teksa takohet me vëllain e saj
Nata finale e Big Brother VIP Kosova vazhdoi me surpriza emocionuese për banorët, dhe këtë herë ishte radha e Xhenetës për një moment të veçantë.
Asaj iu kërkua të dalë nga shtëpia dhe të shkojë në një ambient që dukej si një studio radiofonike.
Në një skenar të papritur, Xhenetës iu dha mundësia të provojë veten në rolin e moderatores.
E entuziazmuar dhe plot energji, Xheneta u vendos pas mikrofonit, ku iu kërkua të “ftojë” një mysafir special në emisionin e saj imagjinar.
Në një surprizë të papritur, mysafiri i saj doli të jetë vëllai i saj, i cili hyri në studio mes emocioneve dhe buzëqeshjeve.
Pasi e përqafoi, Xheneta, në rolin e saj si moderatore, i drejtoi disa pyetje vëllait, të cilat ai i përgjigji me sinqeritet dhe dashuri.
Biseda mes tyre ishte e ngrohtë dhe plot humor, duke treguar lidhjen e tyre të veçantë familjare.
Momenti kulmoi me emocionet e dukshme të Xhenetës, e cila shijoi këtë eksperiencë unike dhe të papritur.
Në fund të sfidës, ajo u përgëzua nga organizatorët dhe u urua që në të ardhmen t’i vijë një mundësi e vërtetë për të ndjekur pasionin në moderim.
Si qershia mbi tortë, Xheneta u surprizua me një dhuratë të veçantë: një pushim luksoz në Maldive, që e la atë pa fjalë. /telegrafi