Melania kërceu me një ushtar të ri gjatë inaugurimit të Trumpit, buzëqeshja e saj u bë hit në rrjetet sociale

Melania kërceu me një ushtar të ri gjatë inaugurimit të Trumpit, buzëqeshja e saj u bë hit në rrjetet sociale

Showbiz January 23, 2025 - 08:32

Përdoruesit e rrjeteve sociale nuk ndalojnë së komentuari vallëzimin e Donald dhe Melania Trump në ballon me titull “Komandanti në Krye”, të mbajtur pak ditë më parë me rastin e inaugurimit.

Trump është rikthyer si President i Shteteve të Bashkuara, ndërsa Melania ka marrë sërish rolin e Zonjës së Parë.

Pas vallëzimit të tyre të parë, atyre iu bashkuan në skenë Zëvendëspresidenti J. D. Vance dhe bashkëshortja e tij, Usha. Secili prej tyre më pas vallëzoi me një pjesëtar të ushtrisë amerikane.

Kjo ballo, e njohur si “Komandanti në Krye”, i dedikohet të gjitha degëve të ushtrisë amerikane, raporton DailyMail. Gjatë këtij eventi, Melania vallëzoi me një anëtar të Gardës Nderi të Forcave Ajrore, Henry Wallen. Komentet në rrjet ishin të shumta: “Melania sapo vallëzoi me një ushtar të ri në ballo dhe nuk e kam parë kurrë kaq të buzëqeshur” dhe “Dua dikë që të më shikojë ashtu siç Melania shikon ushtarin që vallëzoi me të”, janë disa prej tyre.

@vetgaming_ Four members of the military just swapped spouses to Dance with Trump, Melania JD Vance and Usha | @realdonaldtrump @jd #USA #foryou #fyp #foryoupage #TikTok #Trump #politics #Trump2025 #PresidentTrump #BREAKING ë original sound - VetGaming

 

Melania Trump, e lindur në Slloveni, ka pasur një rrugëtim të pazakontë drejt postit të Zonjës së Parë. Përpara se të vinte në ShBA, ajo punonte si modele. Për shkak të së kaluarës së saj, ajo shpesh është konsideruar si një Zonjë e Parë “jo tradicionale”. Gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump në vitin 2016, disa nga fotografitë e saj nga fillimet e karrierës, përfshirë ato ku pozonte nudo, u rikthyen në vëmendjen publike.

Në vitin 1995, kur ishte 25 vjeçe, Melania pozoi nudo për revistën franceze “Max”. Në janar të vitit 2000, ajo u shfaq në revistën britanike “GQ”, ku pozonte në avionin privat të Donald Trump, duke mbajtur vetëm bizhuteri me diamant dhe pranga metalike.

Në vitin 1996, Melania u zhvendos në Nju Jork, një moment që shënoi kthesën më të madhe në jetën e saj. Ajo pati mundësinë të punonte me revista prestigjioze si Vogue dhe Vanity Fair. Por momenti kyç ndodhi në vitin 1998, kur ajo takoi Donald Trump, një biznesmen të njohur dhe figurë mediatike.

Çifti u fejua në vitin 2004 dhe u martua në janar 2005, gjatë një ceremonie luksoze në Palm Beach, Florida.

Rikthimi i tyre në qendër të vëmendjes, përmes inaugurimit dhe ballit të fundit, vazhdon të mbetet një temë e diskutuar gjerësisht, si për momentet e tyre publike, ashtu edhe për historinë e pasur që ndajnë së bashku. /Telegrafi