Sherri në familjen mbretërore, princi Leka dënohet dhe Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Sherri në familjen mbretërore, princi Leka dënohet dhe Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Showbiz January 21, 2025 - 12:42

Gjykata e Tiranës dënoi princ Leka Zogun me 1 vit burg, ku për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove për akuzën “Dhunë në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babanë e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.

Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Të tre personat të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Ngjarja u shënua në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror. /Top Channel