Xheneta e pyet Milaimin për Gjestin, ai i thotë se reperi është mirë dhe ndodhet në Londër
Pas shpalljes së finalistëve të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, shtëpia u mbush me energji të reja kur për disa orë iu bashkuan opinionistët e njohur, Milaim Zeka dhe Olta Gixhari.
Ata hynë për të darkuar me finalistët, duke sjellë një atmosferë të ngrohtë dhe të mbushur me humor.
Gjatë bisedës në tryezë, një moment që shkaktoi shumë të qeshura ishte kur Xheneta, kureshtare për të marrë ndonjë informacion për Gjestin, e pyeti Milaimin për të.
Milaimi u përgjigj: “Gjesti është mirë, është në Londër”.
Kjo deklaratë sigurisht ishte një shaka, pasi finalistët e BBVK 3 nuk janë ende të informuar për ngjarjet jashtë shtëpisë.
Në fakt, Gjesti, vetëm një ditë pas daljes nga BBVK, u bë pjesë e Big Brother VIP Albania, ku tashmë është shndërruar në një fenomen të vërtetë të këtij edicioni dhe ka krijuar një lidhje të re me banoren Egli Tako.
Situata u përshkua nga të qeshura dhe biseda argëtuese, duke sjellë një moment relaksimi për finalistët pas tensionit të përballjes për çmimin e madh. /telegrafi
Gjesti osht n londer ë#bbvipal #bbvipks3 pic.twitter.com/k65jAliSem
— bored (@tikthetok) January 18, 2025