Trumpi emëron Stallonen, Gibsonin dhe Voightin si ambasadorë specialë në Hollywood

Trumpi emëron Stallonen, Gibsonin dhe Voightin si ambasadorë specialë në Hollywood

Showbiz January 17, 2025 - 10:19

Presidenti i zgjedhur Donald Trump shpreson ta bëjë Hollywoodin “më të fortë se kurrë” duke emëruar Sylvester Stallonen, Mel Gibsonin dhe Jon Voightin si “ambasadorë specialë”.

“Është nderi im të shpall Jon Voight, Mel Gibsonin dhe Sylvester Stallonen si ambasadorë specialë nga një vend i madh, por shumë i trazuar, Hollywood, Kaliforni. Ata do të jenë të dërguarit e mi të posaçëm për të raportuar mbi Hollywoodin, i cili ka humbur shumë biznes në katër vitet e fundit ndaj vendeve të huaja”, shkroi Trumpi në “Truth Social”.

Voighti e ka mbështetur Trumpin që në kandidimin e parë të presidentit të zgjedhur në vitin 2016. Në vitin 2019, Trump i dha Voightit Medaljen Kombëtare të Arteve.

Gibson i tha TMZ-së se ai po mbështeste Trumpin në tetor 2024.

Ndërkohë Stallone në fund të fushatës së Trumpit në 2024, e prezantoi këtë të fundit në Gala të Institutit të Politikës së Parë të Amerikës si “Xhorxh Uashingtoni i dytë” dhe “një personazh vërtet mitik”.

Trumpi do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara në një ceremoni inaugurimi, e cila mbahet më 20 janar 2025 në ndërtesën e Kapitolit të SHBA-së në Washington.