Miley Cyrus ndan dhimbjen për viktimat e zjarrit në LA, gjashtë vjet pasi shtëpia e saj u dogj nga zjarri në Malibu
Miley Cyrus shpreh dhimbjen për viktimat e zjarreve në Los Angeles, duke kujtuar shkatërrimin që ajo përjetoi vetë gjatë zjarrit të Woolsey në 2018, kur humbi shtëpinë e saj në Malibu.
Në një postim emocionues në Instagram, këngëtarja e “Flowers” ndau një fotografi të asaj që kishte mbetur nga prona e saj, duke theksuar se humbja e shtëpisë ishte një ndjenjë që nuk harrohet kurrë.
Ajo shprehu dhembje për ata që po përjetojnë shkatërrim nga zjarret aktuale, që përfshijnë Palisades dhe Eaton, dhe përshkroi situatën si “përtej zemërthyerjes”, shkruan DailyMail.
Cyrus gjithashtu theksoi mbështetjen e saj për organizatat që po ndihmojnë viktimat e zjarreve dhe ndau lidhje për ata që dëshirojnë të kontribuojnë.
Ajo përmendi Fondacionin Malibu, të cilin e nisi pas zjarrit të Woolsey, dhe që tani po ofron ndihmë për ata që janë prekur nga zjarret e vitit 2025.
Zjarri i Palisades ka shkatërruar rreth 5,300 struktura dhe vazhdon të përhapet, duke prekur gjithashtu qindra mijëra hektarë.
Këngëtarja u shpreh gjithashtu se është mirënjohëse për gjithçka që i ka mbetur, duke përfshirë dashurinë dhe mbështetjen e familjes dhe miqve.
Ajo reflektoi mbi përvojën e humbjes së shtëpisë në 2018, duke kujtuar se si, pavarësisht humbjes fizike, dashuria dhe kujtimet mbeten të forta. /telegrafi