Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë
Një thirrje e Vullnetit ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh dhe debate mes banorëve të Big Brother VIP Kosova.
Ai ka kërkuar që çmimi i këtij edicioni të qëndrojë në Kosovë dhe të mos shkojë, sipas tij, për fituesin nga diaspora apo Shqipëria.
Ky qëndrim ka ngjallur mjaft reagime të kundërta nga pjesëmarrësit në shtëpi, duke krijuar tensione të mëdha.
“Paratë e këtij Big Brother e meritojnë të qëndrojnë në Kosovë”, u shpreh Vullneti, duke argumentuar se fituesi duhet të jetë nga Kosova për të pasur një lidhje të drejtpërdrejtë me vendin.
Megjithatë, ky qëndrim nuk u pëlqye nga të gjithë, dhe pati debate të shumta mes banorëve.
Në një moment të tensionuar, Driloni i tha Vullnetit: “Kur të dalësh jashtë, duhet të kthjellesh mirë, para se të shkruash gazeta.”
Kjo e acaroi edhe më shumë Vullnetin, i cili i kundërpërgjigj Drilonit duke thënë: “Një njeri që nuk e di as çfarë është gazeta, as portali, as çfarë është Kosova, do të shkojë në Gjermani, do të fillojë të flasë gjermanisht, do të dalë të rrihesh dy-tri herë në vit, ndërsa unë do të jem këtu çdo ditë, duke i treguar njerëzve se çfarë po ndodh, çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është. Ky është dallimi im me ty, Drilon.”
Kjo përplasje ka shtuar më tej tensionin mes banorëve dhe ka bërë që debatet për kënd duhet të fitojë këtë edicion të bëhen edhe më të ashpra. /telegrafi