Olta për Leon: Ai nuk është i aftë që të çojë veten kaq larg në lojë, e çuan fansat

Olta për Leon: Ai nuk është i aftë që të çojë veten kaq larg në lojë, e çuan fansat

Showbiz January 10, 2025 - 23:23

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Olta Gixhari, ka reaguar pas thashethemeve që qarkulluan në rrjetet sociale, ku u përmend se ajo kishte bërë thirrje që fansat e Drilonit dhe Gjestit të hakmerrnin Leos.

Ajo ka mohuar kategorikisht këto pretendime dhe ka sqaruar se ajo që është thënë për të është nxjerrë nga konteksti dhe është inxhiruar.

“Kam parë që në rrjet është bërë nami kinse unë paskam bërë thirrje që fansat e Drilonit dhe të Gjestit të votojnë kundër Leos – nuk e kam bërë një gjë të tillë, sepse ajo që kam thënë unë është inxhiruar”, ka deklaruar Olta.

Në vazhdim, Olta ka folur për Leon, duke thënë se ai është në këtë pikë të lojës falë mbështetjes së fortë të fansave të tij.

Sipas saj, Leo nuk ka arritur këtë pozicion vetëm nga aftësitë e tij si lojtar, por falë mbështetjes së madhe që ka nga publiku.

“Leo, për mendimin tim, ka fansat më të mirë në botë sepse deri këtu e kanë çuar fansat dhe nuk e ka çuar Leo vetveten.

Leo ka fjetur gjumë këtu dy muaj dhe nuk është aspak lojtar i fortë. Ai nuk është i aftë që të ketë çuar veten deri këtu”, ka shtuar ajo, duke kritikuar performancën e Leos dhe duke theksuar se ai nuk ka kontribuar ndjeshëm për të arritur këtë fazë të lojës.

Olta ka vazhduar të mbajë qëndrimin e saj të drejtpërdrejtë, duke u fokusuar në ato që ajo i sheh si dinamika reale të lojës dhe marrëdhënieve mes konkurrentëve. /telegrafi